Republika e Kosoves

Skënderaj

Njoftim

2019/01/30 - 3:09

Duke u mbështetur në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, si dhe pas informatës nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (më datë 25.01.2019), Zyra e Kryetarit të Komunës së Skenderajt ka nxjerr vendim për pezullim nga detyra me pagesë 50% të pagës mujore, për zyrtarin e Gjendjes Civile (K.B.), ndaj të cilit është shqiptuar masa e paraburgimit, nën dyshimin e bazuar se me veprimin e tij ka kryer vepër penale – keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar.