Republika e Kosoves

Skënderaj

Njoftim për diskutim publik të Draft Planit Rregullues të Hollësishëm “Parku Industrial në Marinë 2021-2029”

2021/03/04 - 4:58

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Skenderajt, personat fizik dhe juridik, se në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr.03/2020, për Transparencë, duke  filluar nga  data 04.03.2021 deri me datën 04.04.2021 do të dalë në diskutim publik Draft Plani Rregullues i Hollësishëm “Parku Industrial në Marinë 2021-2029” Komuna Skenderaj, me nr. 01-350/01-0011855/21.

 

Draft Plani Rregullues i Hollësishëm “Parku Industrial në Marinë 2021-2029” mund të shkarkohet përmes web faqes së Komunës së Skenderajt, po ashtu rekomandimet dhe sugjerimet eventuale qytetarët mund t`i paraqesin  në adresën zyrtare komuna.skenderaj@eks-gov.net.

Takimi me qytetarë i shqyrtimit publik dhe prezantimi i projekt- “Planit Rregullues të Hollësishëm Parku industrial në Marinë 2021-2029”, do të bëhet në Sallën e Kuvendit të Komunës së Skenderajt, me dt.19.03.2021, në ora 10:00, sipas dispozitave të nenit 7 dhe 8, të UA Nr.05/2014.

 

Për të promovuar gjithë përfshirjen dhe transparencën mbahet prezantimi publik shtesë në Polac në Shkollën Fillore “Drenica” me dt.19.03.2021, në ora 14:00.

 

Ekspozimi i Projektit Planit Rregullues të Hollësishëm “Parku Industrial në Marinë 2021-2029, bëhet nga dt.04.03.2021, në hollin e Drejtorisë së Urbanizmit të Komunës së Skenderajt.

 

Shpallja e njoftimit për takimin me qytetarë për shqyrtim publik të projekt Planit Rregullues të Hollësishëm “Parku Industrial në Marinë 2021-2029, bëhet tetë  (8) ditë, para mbajtjes  së tij përmes mjeteve të informimit publik, përkatësisht tri (3) gazetat e përditshme, faqen e internetit të Komunës, dhe në mediat televizive publike dhe lokale.

 

Projekt Plani Rregullues i Hollësishëm “Parku industrial në Marinë 2021-2029, Komuna e Skenderajt” i nënshtrohet vërejtjeve, komenteve dhe sugjerimeve të publikut para se të finalizohet, konform nenit 14 dhe 15 të UA Nr.05/2014.

 

Në shqyrtim publik prezantohet pjesa tekstuale dhe hartografike e projekt Planit Rregullues të Hollësishëm  “Parku industrial në Marinë 2021-2029, Komuna e Skenderajt”.

Mirëpresim kontributin qytetarë për finalizimin dhe kompletimin e Draft Planit Rregullues të Hollësishëm “Parku Industrial në Marinë 2021-2029” .

Më poshtë gjeni linkun ku mund të shkarkoni Draft Planin Rregullues të Hollësishëm “Parku Industrial në Marinë 2021-2029”.

 

https://kk.rks-gov.net/skenderaj/wp-content/uploads/sites/27/2021/03/Draft-Plani-Rregullues-i-Hollesishem-Parku-Industrial-ne-Marine-2021-2029.pdf