Republika e Kosoves

Skënderaj

Njoftim

2017/08/21 - 12:00

Pas kontakteve të realizuara nga Komuna e Skenderajt me Ujësjellësin Regjional në Mitrovicë, në lidhje me mungesën e ujit të pijëshëm në qytetin e Skenderajt në tri ditët e fundit, Ujësjellësi ka siguruar se gjendja e furnizimit me ujë të pijëshëm në qytet do të fillojë të normalizihet sot (e diel) nga ora 14:00. Njoftohen qytetarët e Skenderajt se problemet me furnizim me ujë të pijëshëm gjatë tri ditëve të fundit në qytetin e Skenderajt janë shkaktuar nga goditjet e rrufesë që kanë ndodhur në tensionin e lartë të energjisë elektrike në rrjetin e Ujësjellësit Regjional në Mirtrovicë.