Republika e Kosoves

Skënderaj

Nuk respektuan vendimin, mbyllen nga inspektorati i Komunës dhe Policia edhe tri biznese në Skenderaj

2020/03/17 - 10:56

Me qëllim të parandalimit të infeksionit COVID-19, Inspektorati Komunal në Skenderaj, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sonte kanë mbyllur edhe tri biznese tjera në Skenderaj, në rrugën “Ilaz Kodra”-Skenderaj, në Runik dhe në Qirez, pasi që të njejtit kishin mbajtur të hapura lokalet në mënyrë të jashtëligjshme.

Pas mbylljes së lokaleve ndaj pronarëve të bizneseve ka hapur rast Prokurori i Shtetit për procedura të metejme.

Komuna e Skenderajt bënë thirrje që të respektohen vendimet dhe masat e ndermarra nga Komuna dhe Qeveria për parandalimin e infeksionit COVID-19.

Në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve!

Pa frikë, por me kujdes të shtuar!