Republika e Kosoves

Skënderaj

Ofrojet mbështetje për procedurat e krijimit të Parkut të Biznesit në Marinë

2018/10/03 - 12:58

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari dhe drejtori për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, z.Mehmet Berisha, kanë pritur sot në takim drejtoreshën e Agjensionit Zhvillimor Rajonal Veri, znj.Rreze Duli, si dhe z.Kreshnik Thaqi e z.Armend Vehapi nga Agjensia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, KIESA.

Gjatë takimit është diskutuar për hapat që duhet t’i ndërmarr Komuna e Skenderajt sa i përket funksionalizimit të Parkut të Biznesit në Marinë.

Kryetari Jashari ka marrë premtime nga drejtoresha Duli e po ashtu edhe nga zyrtarët e Agjensionit për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, se do t’i ofrojnë përkrahje dhe ndihmë në proceset e krijimit të parkut.

Kryetari Jashari i ka falënderuar zyrtarët për gatishmërinë e treguar rreth përkrahjes dhe ndihmës së nevojshme, në mënyrë që Parku i Biznesit në Marinë të jetë model në Kosovë.