Republika e Kosoves

Skënderaj

Pajtohen famlijet pas 8 viteve në hasmëri

2018/11/04 - 7:58

Një akt më fisnik dhe burrëror nuk ka mundur të bëhet ndryshe nga ai i sotmi me rastin e shtrirjes së dorës së pajtimit mes familjeve Hoti, Xani e Koca nga Polaci, dhe familjes Smajli nga Klina e Poshtme.

Isha i nderuar të jem i pranishëm ne aktin e përqafimit të burrave nga këto dy familje, pas 8 viteve në hasmëri, të cilat, nga sot lanë pas vete të gjitha të këqijat, dhe shfaqen bindje se si shqiptarë respektojmë tolerancën dhe traditën, e mbi të gjitha treguan se e duam paqen e mirëbesimin.

Kontribut të jashtëzakonshëm dhe me vetë iniciativë në pajtimin e këtyre katër familjeve, kanë dhënë: Zejnallah Prokshi, Murat Tahiri, Shyqeri Musliu e Shekip Fazliu.

Ky akt na kujton gjithashtu fillimin e pajtimit të gjaqeve nga i ndjeri Anton Çetta, 28 vite më parë.

Ta kuptojmë e mos ta harrojmë faktin se liria dhe lumturia e një kombi nuk mund të jenë të plota pa qenë i lumtur vet individi.

Ju familje të nderuara, qofshi faqebardhë, ka shkruar kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari, në Facebook.