Republika e Kosoves

Skënderaj

Pako ushqimore dhe miell për 30 familje shqiptare në Graçanicë

2020/05/21 - 4:09

Pako ushqimore dhe miell për 30 familje shqiptare në Graçanicë

Sot, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku ne nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe drejtorin Ibush Hetemi, takuan Zv/Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Graçanicës, Granit Gashi dhe Zyrtarin për Kulturë, Skender Thaçi, nga të cilët morën shqetësimin që familjet shqiptare në nevojë nuk janë përkrahur nga komuna e Graçanicës në këtë kohë pandemie.

“Në asnjë menyrë nuk duhet lejuar që qytetarët e shtetit tonë të diskriminohen duke mos marrë përkrahje në këtë kohë pandemie nga komuna përkatese vetëm pse ato udhëhiqen nga komunitetet pakicë”, tha kryetari Jashari.

Prandaj sot Komuna eSkenderajt, dhuroi donacion 30 pako ushqimore dhe 30 thasë miell 25 kg për 30 familje shqiptare, në nevojë në Graçanicë.

Bashkë për mirëqenien e të gjithëve!