Republika e Kosoves

Skënderaj

Përfundon sezoni 2019/2020 i Superligës së Kosovës, Drenica qëndron në Supërligë

2020/07/26 - 6:12

Me rastin e përfundimit të sezonit 2019/2020 të Superligës së Kosovës, Kryetari i Komunës së Skenderajt, ka uruar  klubin  futbollistik “Drenica” për qëndrimin në Supërligë edhe për sezonin e ardhshëm, duke shpresuar që me një përkushtim më të madh të të gjithëve  të arrihen synimet tona për të marrë vendin e merituar në supërligë.

“Përkrahja për klubin tim të zemrës nuk do të ndalet asnjëherë.
Urime klubit futbollistik “Drita” për shpalljen kampion!
Urime KF “Drenica”, suksese tutje”, ka shkruar tutje Jashari.