Republika e Kosoves

Skënderaj

Përkujtohen 5 anëtarët e vrarë të familjes Hetemi

2019/04/16 - 8:13

Drejtorët komunalë, asamblistë dhe stafi i Zyrës së Kryetarit të Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari, kanë bërë sot homazhe te lapidari i vëllezërve Muharrem, Hetem, Halit e Sadik Hetemi, si dhe nipi i tyre Vesel Hetemi, nga Klina e Mesme, të cilët u pushkatuan në shtëpinë e tyre, nga forcat serbe, në këtë datë të 20 viteve më parë.