Republika e Kosoves

Skënderaj

Përkujtohen dëshmorët Arben Haliti dhe Xhemshir Islami

2022/05/21 - 1:07

Me nderime të larta nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, ish – komandanti i UÇK-së, Jetullah Geci, familjarët, bashkëluftarë, drejtorët komunal dhe qytetarë, sot janë bërë homazhe te varri i dëshmorit Arben Haliti, në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.
Me këtë rast, janë vendos kurora me lule dhe është mbajt një minutë nderim, duke e nderuar kështu kontributin në luftë dhe sakrificën e Arben Halitit, në 24 vjetorin e rënies së tij.
Po sot, është nderuar edhe vepra dhe rënia e dëshmorit Xhemshir Islami nga Mikushnia, i cili ka rënë hero në Koshare.