Republika e Kosoves

Skënderaj

Përkujtohet heroi Sejdi Shala

2018/11/05 - 5:38

Kjo vogëlushe, mbesë e dëshmorit për të cilin u mblodhëm sot, në duart e saj po mbante lule për t’i vënë tek varri i heroit, Sejdi Shala, në 20 vjetorin e rënies së tij, me ç’rast është organizuar një tubim përkujtimor në fshatin Kopiliq të Poshtëm, ka shkruar kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari në lllogarinë e tij në Facebook, me rastin e përkujtimit të heroit Sejdi Shala, duke shtuar:

“Kaluan dy dekada, do të kalojnë edhe shekuj, por dëshmorët e kombit do të mbeten gjithmonë në mendjet tona, në kujtesën heroike, sepse ata janë nderi dhe krenaria e një populli.

Kosovën na e kanë lënë amanet ata që u flijuan për lirinë e vendit.

Vepra e heroit Sejdi Shala, dhe të gjithë dëshmorëve tjerë të Kosovës, e të veprimtarëve për liri dhe pavarësi, na thërret që vendin ta çojmë përpara, që ta ndërtojmë dhe zhvillojmë atdheun tonë.

Lavdi heroit Sejdi Shala, lavdi të gjithë dëshmorëve!”.