Republika e Kosoves

Skënderaj

Përurohet objekti i ri i gjimnazit “Hamëz Jashari”, Kryetari Jashari uron nxënësit dhe mësimdhënësit

2020/09/14 - 2:21

Në  ditën e parë të vitit shkollor 2020-2021, është përuruar objekti i ri i gjimnazit që mbanë emrin e heroit, Hamëz Jashari.

 

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e mësimit dhe hyrjen në objektin e ri, që ofron kushte dhe hapësirë më të mirë për zhvillimin e procesit mësimor.

“I porosita nxënësit që krahas përkushtimit të tyre në mësime, të kenë kujdes të shtuar në mbrojtjen e shëndetit të tyre, duke mbajtur maskën dhe distancën sociale “, tha tutje Kryetari Jashari.

Mësimdhënësit,  Jashari  po ashtu i njoftoi se shumë shpejtë do realizohet pagesa e shujtave për të gjithë mësimdhënësit.

Bashkë për një arsimim cilësor!