Republika e Kosoves

Skënderaj

Përurohet parku më i ri në qytetin tonë!

2023/03/13 - 11:20

Është përuruar sot bashkë me fëmijët e qytetit parku më i ri në Sheshin “Adem Jashari”, i cili përmban pjesën e gjelbërimit, këndin e lojërave dhe pushimoret.
Në ceremoninë e përurimit kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe fëmijët bashkë me prindërit e tyre.
Ky projekt është financuar me buxhetin e Komunës, dhe ka qenë premtim i Qeverisjes Nura, bashkë me projektin e fasadimit të objekteve banesore në Sheshin “Adem Jashari” të qytetit tonë.
🛝🤸🌲☘️😀👧👦🎢