Republika e Kosoves

Skënderaj

Përurohet zgjerimi i sheshit “Adem Jashari”, në Skenderaj

2020/05/19 - 4:08

Në kuadër të projekteve infrastrukturore që është duke realizuar Komuna e Skenderajt, për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të saj, në qendër të qytetit, sot Kryetari Bekim Jashari ka bërë përurimin e zgjerimit të sheshit “Adem Jashari”, në Skenderaj.

Në ceremonin e përfundimit të punimve, i pranishëm ishte edhe nënkryetari Nuredin Lushtaku, drejtorësha e urbanzimit Sanie Ahmeti, drejtori kulturës Abdyl Ymeri si dhe drejtori i financave Kastriot Gashi.

Kryetari Jashari duke uruar për sheshin e ri, bëri të ditur se ky është një nder projektet e shumta që komuna do të realizoj në dobi të qyetarëve.

Ky shesh është ndertuar si vazhdim i sheshit të mëhershëm i cili nga 200 metra sa ka qenë, hapësira tani është rritur në rreth 300 metra.