Republika e Kosoves

Skënderaj

Po vazhdojnë punimet në rehabilitimin e gypit të ujërave të zeza në lagjen Hasani ne Prekaz

2022/08/16 - 9:41

Me intensitet të madh po vazhdojnë punimet në rehabilitimin e gypit të ujërave të zeza në lagjen Hasani ne Prekaz, pasi një pjesë e madhe e tij ka qenë e bllokuar për kohë të gjatë, duke bërë të pamundur qarkullimin e ujërave të zeza për këtë lagje. Për të parë nga afër punët dhe dinamikën e tyre, në vendngjarje ka dalë nënkryetari Sami Lushtaku i cili ka kërkuar punë cilësore me qëllim që kjo pjesë mos të ketë telashe të ngjashme në të ardhmen. Nënkryetari Lushtaku po ashtu ka vizituar edhe lagjen Kodra në Prekaz e Veliu në Polac, ku gjatë javës së ardhshme pritet të fillojnë punimet për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit që lidh këto dy lagje dhe që njëherë e përgjithmonë e zgjidh këtë problem të madh të banorëve vendas.