Republika e Kosoves

Skënderaj

Po vazhdon fshat pas fshati projekti i ndriçimit publik, një nga investimet më të nevojshme për komunën e Skenderajt.

2024/09/10 - 8:21

📍Po vazhdon fshat pas fshati projekti i ndriçimit publik, një nga investimet më të nevojshme për komunën e Skenderajt.
Në kuadër të këtij projekti, punimet aktualisht po realizohen në fshatin Polac përgjatë rrugës kryesore që lidhë komunën tonë me atë të Vushtrrisë, për faktin që në këtë segment ka lëvizje të madhe të këmbësorëve.
Me këtë rast, kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Alban Shala, kanë mbikëqyrë sot nga afër ecurinë e punimeve, të cilat do të zhvillohen edhe në fshatra tjera të komunës.