Republika e Kosoves

Skënderaj

Po vazhdon pastrimi i rrugëve

2019/01/11 - 9:15

Po vijon pastrimi i rrugëve brenda territorit të komunës sonë, në mënyrë të pandërprerë.

Kompanitë për mirëmbajtje të rrugëve kanë shtuar kapacitetin e tyre të punës, që të largojnë borën nga rrugët e fshatrave sa herë të jetë nevoja.

Ka raste kur është dashtë të intervenohet tri herë brenda një segmenti rrugor, për shkak se është rrezikuar të mbyllet rruga, mirëpo kjo nuk ka ndodhur, pasi ekipet kanë kryer intervenimet e nevojshme.

Është e kuptueshme që mund të ketë pak vështirësi dhe vonesa të shkurta kohore derisa kompanitë t’i pastrojnë të gjitha rrugët brenda një kohë të shkurtër, me gjithë këto reshje të dendura të dëborës, por e rëndësishme është se ato po punojnë pandërprerë, në mënyrë që rrugët të jenë të kalueshme.