Republika e Kosoves

Skënderaj

Po vazhdon përmbushja e premtimeve të Qeverisjes lokale sa i përket infrastrukturës rrugore publike.

2024/10/22 - 8:54

Po vazhdon përmbushja e premtimeve të Qeverisjes lokale sa i përket infrastrukturës rrugore publike.
Në këtë mënyrë, në Makërmal ka nisur realizimi i projektit për asfaltimin e rrugëve, me ç’rast kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm, Driton Mulaj, bashkë me banorët vendës, kanë parë nga afër nisjen e punimeve në kuadër të këtij projekti.
Përmbushja e premtimeve në Makërmal ka nisur qysh në vitin e parë të mandatit të kryetarit Nura, me funksionalizimin e shkollës fillore.