Republika e Kosoves

Skënderaj

Po vazhdon puna për fasadimin e objekteve banesore në Sheshin “Adem Jashari”

2022/11/19 - 8:00

Një ndër projektet më të rëndësishme kapitale të realizuara ndonjëherë në qytet, sidomos  është fasadimi i objekteve banesore. 11 të tilla u përfshinë në procesin e rinovimit, duke marrë pamjen sikur të ishin ndërtuar rishtazi.
Izlolimi dhe fasadimi nga jashtë ishin premtime të Qeverisjes Nura gjatë fushatës parazgjedhore, e ku banorët u bënë vendimmarrës në përzgjedhjen e modelit të fasadimit.
Gjatë procesit të diskutimit me banorët, këta të fundit kërkuan edhe ndërtimin e çatisë në dy objekte si më të vjetrat të ndërtuara, e të cilat për vite më radhë kanë pasur telashe me rrjedhje të ujit.
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, duke shprehur mirëkuptim ndaj kërkesës së tyre, përfshiu edhe ndërtimin e çative në projektin e fasadimit, i cili nënkupton izolim të plotë sipas standardeve të eficiencës.
Një gjë është e sigurt; kur puna të përfundojë plotësisht banesat do të jenë më të ngrohta, nuk do të ketë telashe me rrjedhje të ujit, dhe Sheshi ynë do të jetë më i bukur se sot.