Republika e Kosoves

Skënderaj

Pronari i kompanisë “Lindi doors”, Enver Mulaj, dhuron 4 bursa për studentët e Skenderajt

2020/09/08 - 2:38

Pronari i kompanisë “Lindi doors”, Enver Mulaj, ka dhuruar 4 bursa për studentët e Komunës së Skenderajt, në vlerë prej 300 euro për secilin prej tyre.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në emër të studentëve ka falënderuar donatorin Mulaj për përkrahjen dhënë studentëve të Komunës së Skenderajt.

“Mirëpresim dhe vlerësojmë lartë kontributin dhe humanitetin e secilit donator”, ka thënë Jashari
Bashkë për rininë tonë, për arsimim cilësor të tyre!