Republika e Kosoves

Skënderaj

Pushimoret, lojërat e fëmijëve dhe pjesë tjera publike janë dëmtuar në Parkun “Idriz Rreci”, nga persona të pandërgjegjshëm.

2023/03/20 - 10:15

E turpshme!
Pushimoret, lojërat e fëmijëve dhe pjesë tjera publike janë dëmtuar në Parkun “Idriz Rreci”, nga persona të pandërgjegjshëm.
Kjo gjendje ka nxitur reagimin e kryetarit të Komunës, Fadil Nura, i cili ka thënë se “pavarësisht përpjekjeve tona që me mish e shpirt mundohemi të krijojmë pak hapësirë për pushim, rekreacion dhe shëtitje, siç është parku i ri i përuruar javën e kaluar, për secilin që merr frymë në komunën tonë, për fatin tonë të keq, ekziston gjithmonë dikush i cili dëfrehet me vandalizëm, deri në këtë nivel sa shkatërron pushimoret dhe lojërat e fëmijëve në Parkun “Idriz Rreci” në qytet.
Kushdo që ka mundur të shkaktojë këtë neveri, do të jap llogari”.