Republika e Kosoves

Skënderaj

Regjistrim pa pagesë për pronën e përbashkët bashkëshortore

2018/08/06 - 9:14

Drejtoria për Gjeodezi, Pronë dhe Kadastër në Komunën e Skenderajt, ka njoftuar për zgjatje të afatit për regjistrim të pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve, deri në muajin prill të vitit të ardhshëm (2019).

Sipas drejtoreshës së Drejtorisë për Gjeodezi, Pronë dhe Kadastër, znj.Sandra Fazliu, zgjatja e afatit për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët, bëhet në bazë të një udhëzimi administrativ për Masa të Vecanta, të Zyrës së Kryeminstrit, respektivisht Zyrës për Barazi Gjinore.

Znj.Fazliu ka ftuar qytetarët e komunës së Skenderajt, të përfitojnë nga kjo mundësi, për regjistrim pa pagesë të pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve.