Republika e Kosoves

Skënderaj

Shkolla fillore “Abedin Rexha-Sandokani” ka kremtuar 92 vjetorin e themelimit të saj.

2018/06/13 - 7:33

Shkolla fillore “Abedin Rexha-Sandokani” ka kremtuar 92 vjetorin e themelimit të saj.

Në një ceremoni festive të organizuar më këtë rast ka marrë pjesë edhe Kryetari i Skenderajt z. Bekim Jashari, së bashku me Kryesuesen e Kuvendit, znj. Fatbardha Haliti, Drejtorin e Arsimit z. Bekim Latifi, të pranishëm ishin edhe Familjarë të Dëshmorit Abedin Rexha, të cilin emër e mban edhe kjo shkollë.

Kryetari Jashari, së bashku me stafin e tij vendosën lule pranë lapidarit të dëshmorit Abedin Rexha.

Nxënësit e kësaj shkolle në ditën e shkollës së tyre kishin organizuar aktivitete të ndryshme, ata kishin përgatitur edhe disa portrete të punuara nga vet nxënësit, të cilat i’a dhuruan Kryetarit Jashari.

Para të pranishmëve në një fjal rasti Kryetari i komunës së Skenderajt z. Bekim Jashari, vlerësoi lartë punën edukative dhe arsimore të kësaj shkolle që nga themelimi i saj.

Për historikun shkollës “Abedin Rexha-Sandokani” foli drejtori i shkollës z.Fadil Beqa.

Manifestimi u përmbyll me një program kulturo-artistik, të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna SkenderajFotografia e Komuna Skenderaj

 

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

 

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna SkenderajFotografia e Komuna SkenderajFotografia e Komuna SkenderajFotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj