Republika e Kosoves

Skënderaj

Skenderaj me inkubator biznesi

2018/11/06 - 5:37

Kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari me drejtorët komunalë, ka pritur sot ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, z.Endrit Shala me bashkëpunëtorë, me të cilin është diskutuar për mundësi të bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve në Skenderaj.

“Kisha kënaqësi ta pres ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, me bashkëpunëtorë, ku kemi diskutuar mundësitë e bashkëpunimit konkret mes institucioneve tona.

U dakorduam me ministrin Shala që të lëvizim përpara me krijimin e një inkubatori të bizneseve, i cili do t’iu ofrojë ndërmarrësve të rinj në Skenderaj mundësi të përshtatshme për zhvillimin e biznesit.

Na mbetet neve si Komunë të identifikojmë një zonë të përshtatshme publike, për ngritjen e inkubatorit, kurse Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të financojë realizimin e këtij projekti që lidhet me zhvillimin ekonomik të komunës sonë”, është shprehur kryetari Jashari.