Republika e Kosoves

Skënderaj

Sot është mbajtur takimi i radhës i Drejtorëve

2021/12/28 - 4:50

Sot është mbajtur takimi i radhës i Drejtorëve, i fundit për këtë vit, në të cilin është diskutuar për angazhimet e drejtorive gjatë javës që kaloi, si dhe planet për punë, për ditët në vazhdim.
Ajo që vlen të theksohet, është fakti se kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka kërkuar të bëhen përgatitjet e nevojshme, për fillimin e realizimit të projekteve kapitale, të cilat edhe i kishte premtuar para zgjedhjeve lokale.
“Fasadimi i objekteve banesore përgjatë sheshit “Adem Jashari”, subqendrat në bashkësi lokale, unazat brenda zonës urbane dhe nënkalimi përgjatë rrugës “Ahmet Delia””, janë disa nga projektet kapitale që i ka përmend kryetari Nura gjatë takimit me drejtorë.
Ekzekutivi i Skenderajt e ka marrë me seriozitet të lartë qeverisjen lokale, me gjithë sfidat që i ka përpara, sidomos me borxhin e trashëguar publik dhe suficitin, nga qeverisja e mëparshme.