Sot është realizuar ecja tradicionale kundër kancerit të gjirit
2024/10/18 - 8:33
Nën organizimin e Zyrës për Barazi Gjinore e Komunës së Skenderajt në bashkëpunim me OJQ “Drugëza”, sot është realizuar ecja tradicionale kundër kancerit të gjirit, aktivitet ky në të cilin kanë marrë pjesë zyrtarë të Komunës, përfaqësues të institucioneve tjera lokale, nxënës, mësimdhënës dhe qytetarë të shumtë.
Edhe nxënësit e shkollës “Shaban Jashari” i janë bashkuar këtij aktiviteti, duke organizuar shitjen e gjërave ushqimore, me ç’rast mjetet e grumbulluara nga ky aktivitet, do të dedikohen për mbështetje të rasteve me sëmundjen e kancerit.
Ecja kundër kancerit të gjirit bëhet me qëllim të ndërgjegjësimit të publikut për sëmundjen në fjalë dhe është një mbështetje për të gjitha gratë e prekura nga kanceri.