Republika e Kosoves

Skënderaj

Sot në fshatin Açarevë të Komunës së Skenderajt është shënuar 76 vjetori i shkollës së parë shqipe në këtë fshat

2022/09/01 - 10:54

Sot në fshatin Açarevë të Komunës së Skenderajt është shënuar 76 vjetori i shkollës së parë shqipe në këtë fshat, ndër të parat në Drenicë, ku Rexhep Syla kishte dhënë odën e tij në shërbim të mësimit të gjeneratave të asaj kohe.
I pranishëm në këtë shënim ishte drejtori i Arsimit, Kastriot Duraku, i cili u shpreh falënderues për kontributin e Rexhep Sylës, i cili pronën e tij private e kishte lëshuar në funksion të mësimnxënies dhe mësimdhënies.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe disa nga nxënësit e parë të viteve 76, të cilët kujtuan kohën e mësimit të gjeneratave të hershme.