Republika e Kosoves

Skënderaj

Sot në Likoc kanë nisur punimet e realizimit të projektit për rregullimin e shtegut të çiklistëve dhe shëtitores

2022/09/01 - 10:46

Sot në Likoc, përkatësisht te rreth-rrotullimi afër qendrës së fshatit, kanë nisur punimet e realizimit të projektit për rregullimin e shtegut të çiklistëve dhe shëtitores.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë dalë me këtë rast në vendin e punishtes, për të parë nga afër fillimin e punimeve, ku i pari i Skenderajt është shprehur i lumtur që po përmbushet edhe një tjetër premtim që kishte dhënë.
Projekti në fjalë parasheh ndërtimin e shtegut të gjatë rreth 600 metra, si dhe rregullimin e shëtitores në zonën historike të Likocit.