Republika e Kosoves

Skënderaj

Sot në Skenderaj është organizuar një marsh solidarizues me vajzën 11 vjeçare e cila ditë më parë u dhunua seksualisht nga disa persona

2022/08/31 - 10:21

Sot në Skenderaj është organizuar një marsh solidarizues me vajzën 11 vjeçare e cila ditë më parë u dhunua seksualisht nga disa persona.
Në mbështetje të viktimës ka dal edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili iu bashkua marshit në ecjen nga Sheshi “Adem Jashari” përgjatë rrugëve; “18 Qershori”, “Fehmi e Xhevë Lladrovci” dhe “Ahmet Delia”.
Këtij marshi iu kanë përgjigjur një numër i madh i qytetarëve, duke u solidarizuar me viktimën 11 vjeçare.
Pjesëmarrësit mbanin në duar disa mbishkrime, si: “Protesta mbrojtëse për vajzat dhe gratë”, “Mos shfajësoni fajtorët, fol, bërtit mos heshtë”, etj.
Ky marsh është organizuar nga OJQ “Drugëza” në bashkëpunim me Zyrën për Barazi Gjinore në Komunën e Skenderajt.