Republika e Kosoves

Skënderaj

Sot në të gjitha shkollat përfundoi periudha e parë e vitit shkollor 2021-2022

2021/12/30 - 11:37

E nisëm me tri javë vonesë këtë vit shkollor, për shkak të Pandemisë, e cila e kaploi mbarë botën. Edhe pse, periudha e parë e vitit shkollor 2021-2022 filloi në kushte të jashtëzakonshme, vullneti për mësimdhënie e mësimnxënie nuk ka munguar në asnjë moment.
Gjatë kësaj periudhe shkollore, janë realizuar edhe trajnime të ndryshme për mësimdhënësit si dhe janë mbajtur edhe gara të ndryshme për nxënësit. Në muajin e fundit të kësaj periudhe shkollore u përballëm edhe me gripin sezonal, i cili e vështirësoi punën në procesin edukativo- arsimor, pasi që shumë nxënës dhe mësimdhënës janë prekur nga ky grip.
Sa i përket Kontratës Kolektive dhe përmbushjes së obligimeve që ka komuna ndaj punonjësve arsimorë, Drejtoria e Arsimit, me pagat e muajit dhjetor 2021 i ka realizuar të gjitha pagesat e pagave jubilare dhe një pjesë të shujtave ditore. Gjithashtu, gjatë vitit 2022 kemi planifikuar që të vazhdojmë me realizimin e shujtave ditore për të gjithë punonjësit arsimorë.
Drejtoria Komunale e Arsimit në Skënderaj, ua uron festat e fundvitit të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe punonjësve të tjerë arsimorë, duke iu dëshiruar suksese, mbarësi, shëndet dhe gjithë të mirat në vitin 2022! Gëzuar!