Republika e Kosoves

Skënderaj

Sqarim për opinionin publik

2021/07/31 - 12:38

Në lidhje me pritjet e djeshme për tu vaksinuar në Qendren e Vaksinimit kundër COVID-19, në Skenderaj, si QKMF dhe Komunë japim këtë sqarim:

Dje, me datë 30.07.2021, në Qendrën e Vaksinimit “Hamëz Jashari” në Skenderaj, janë vaksinuar 476 qytetarë, 251 në ndërrimin e parë dhe 225 në ndërrimin e dytë. Gjithsej kanë punuar 6 ekipe.

Deri të pritjet e qytetarëve për tu vaksinuar ka ardhur për shkak të çrregullimit në sistemin e caktimit të terminit por edhe rënieve të herë pas hershme të rrjetit të internetit, rrjet ky që menaxhohet nga kompania e kontraktuar nga niveli qendror.

Sistemi i caktimit të termineve ka lejuar që persona të shumtë të caktojnë terminin në te njëjtën kohë në orët e vona të mbrëmjes, d.m.th. u ka lejuar atyre që të caktojnë terminet pasdite, në kohë të freskët.
Po ashtu, një pjesë e tyre edhe pse e kanë pasur terminin në orët e mesditës për shkak të temperaturave të larta e kanë lënë këtë për orët e pasditës, çka ka krijuar pritje dhe e ka bërë të pamundur kryerjen në të njëjtën kohë të një numri të qytetarëve të grumbulluar edhe pa fajin e tyre.

Kështu për të evituar pritjet lusim qytetarët që të respektojnë terminet e caktuara, në të kundërtën do të detyrohemi që ata që nuk vijnë në terminin e caktuar ti kthejmë, sepse pritjet e krijuara me së shpeshti ndodhin ose për shkak të rënies së rrjetit apo edhe për shkak të mosrespektimit strikt të terminit nga ana e qytetarëve.

QKMF nga ana e saj është duke u kujdesur që në mënyrën ma të mirë të kryej këtë proces të rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve tonë.

Në fund falënderojmë qytetarët për bashkëpunim dhe mirëkuptim në këtë periudhë shumë dinamike të punës që po kalojmë.