Republika e Kosoves

Skënderaj

Sqarim për opinionin Publik

2018/06/12 - 7:58

Sqarim për opinionin Publik

Për të sqaruar opinionin publik në lidhje me disa akuza të ngritura nga ana e një individi në lidhje me keqinformimin mediatik mbi themelimin e një shkolle publike të volejbollit në Komunën e Skenderajt.

Edhe pse jemi në një periudhë të përfundimit të gjashtëmujorit të parë për hirë të opinionit sportdashës po e sqarojmë tërë situatën e krijuar rreth shkollës së volejbollit dhe klubit të femrave në Skenderaj “KV SKENDERAJ” me tagrin e funksionit të Drejtorit të DKRS-së, ndiej detyrimin për të sqaruar opinionin publik dhe anëtarët e këtij Klubi publik në sportin e Volejbollit për deklarimet tendencioze dhe të pavërteta në rrjetet sociale nga një faqe në facebook me emrin “KV Skenderaj”

E para projekti për themelimin e shkollave publike të volejbollit për moshat 10 deri në 14 vjet është projekt i mbështetur nga Federata Evropiane e Volejbollit (FIVB) për të mbështetur federatat në zhvillim siç është federata e volejbollit të Kosovës, dhe ky projekt zhvillohet në bashkëpunim me Komunat përkatëse partnere dhe garantuese e implementuese të projektit, në këtë kontest Kryetari i Komunës së Skenderajt bashkë me Drejtorin e DKRS-së zyrtarisht ka pritur në takim kryetarin e FVK-së Abedin Ibrahimi në prani të trajnerit të KV SKENDERAJT Ylli Kadriu dhe Agron Istogut Drejtor në SH.M.T. “ANTON ÇETTA”, ku edhe jemi pajtuar në parim për themelimin e kësaj shkolle e cila është shkollë publike dhe mënyra e financimit e stafit profesional është 50% Komuna dhe 50% FVK-ja.

Kjo shkollë do të jetë pa pagesë për fëmijët e Skenderajt dhe qëllimi i saj është masivizimi i sportit të Volejbollit në Komunën tonë e që është edhe njëra nga zotimet e Kryetarit zotëri Bekim Jashari për sportet në përgjithësi e Volejbollin në veçanti.

Sa i përket rrjetës dhe 10 topave dhe një rrjete të Volejbollit që kanë ardhë nga federata evropiane e nëpërmjet FVK-së në Skenderaj janë në zyrën e DKRS-së, të destinuara për shkollën publike dhe janë këtu në mungesë të hapësirës adekuate dhe që të mos keqpërdoren nga shkollat private.

Shkolla private “ylli vollej” nuk është e regjistruar komfort ligjeve në fuqi dhe as që bënë pjesë në regjistrin e shkollave të sportit në Sektorin e Sportit pranë DKRS-së në komunën e Skenderajt dhe si e tillë nuk e ka asnjë të drejt ligjore që të pretendoj të posedoj asnjë rekuizitë sportive e cila është e destinuar për shkollën publike të Volejbollit.

E dyta sa i përket mbështetjes financiare për “KV Skenderaj” Komuna e Skenderajt ka mbështetur këtë klub me
7 000 (shtatëmijë euro) në vitin 2017 pa llogaritur këtu shumën që është mbështetur për gara ndërkombëtare.

Andaj bazuar në Ligjin Për Sport 2003/24 Neni 34, 35 e 36 si dhe Ligji NR 04/L-075 për Plotësimin dhe ndryshimin e ligjit 2003/24 Neni 65 pika 1 dhe 2, në përputhshmëri të Udhëzimit Administrativ 05/2015 Për Mbikëqyrjen në Sport, Neni 2 Pika 2.2 si dhe në pajtueshmëri të dispozitave të Rregullit Financiar dhe udhëzimet e Thesarit 02 – Shpenzimi i Parave Publike. Neni 43 pika 3.5, dhe gjashtë klubet sportive obligohen që të kryejnë kontrollin e auditimit dhe dokumentacionin t’a dorëzoj në organin gjegjes i cili e ka realizuar fondin nëpërmjet subvencionimit.

Sipas të njëjtës infrastruktura ligjore, Procesin e Auditimit e ka përfunduar edhe KF DRENICA dhe vetëm pasi është dorëzuar raporti i protokolluar është përfshirë në planin për subvencionim te DKRS-së.
Andaj kërkojmë nga drejtuesit e këtij klubi dhe opinioni i gjerë sportdashës të mos bie pre e këtyre dezinformatave, sepse realiteti qëndron ndryshe nga ajo që po pretendohet të paraqitet nga qarqe të caktuara të cilët po e dëmtojnë imazhin e këtij klubi të suksesshëm, për të mbrojtur interesat e tyre të ngushta brenda klubit dhe për të kënaq apetitet politike të njerëzve brenda dhe rreth këtij klubi.

Ne mbesim të përkushtuar të mbështesim sportin në përgjithësi e volejbollin në veçanti duke i’u krijuar kushte brenda mundësive për të përmirësuar infrastrukturën, por vetëm brenda ligjit, rregulloreve dhe udhëzimeve administrative në fuqi në Republikën e Kosovës.