Republika e Kosoves

Skënderaj

Të gjitha rrugët janë të kalueshme pas reshjeve të borës në komunën e Skenderajt

2022/01/10 - 4:22

Që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, punëtorët e kompanisë së kontraktuar nga Komuna e Skenderajt dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike, janë angazhuar me tërë kapacitetet të pastrojnë rrugët brenda komunës, duke i bërë të gjitha të kalueshme.
Sipas informatave të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, deri më tani të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe së nuk është paraqitur ndonjë pengesë në qarkullim.
Megjithatë është kërkuar kujdes shumë i madh i qytetarëve në komunikacion, sidomos në afërsi të shkollave dhe zonave të banimit!