Republika e Kosoves

Skënderaj

Thirret mbledhja e radhës e kuvendit Komunal

2018/06/22 - 4:02

Në bazë te nenit 43, të Ligjit për vetëqeverisje lokale, nenit  37 pika 1,3 te Statutit të Komunës se Skenderajt nr.01-110-385, i datës; 03.12.2008, si dhe Rregullores se punës se Kuvendit, përkatësisht nenit 5, si dhe ne pajtim me rregullat e procedurës për mbajtjen e mbledhjeve.

F T O H E N I

Qe të merrni pjesë në mbledhjen e Kuvendit Komunal e cila do të mbahet me datën: 29.06.2018, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal.

 

Për ketë mbledhje propozoi ketë:

R E N D  D I T E

 

  1. 1. Fjala hyrëse;
  2. 2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. 3. Shqyrtimi i dy procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara;
  4. Propozim –Vendim nr. 02-110/04-0033501/18, e datës 14.06.2018, për miratimin e Draft – Amandamentet për plotësimet dhe ndryshimet në Statutin e Komunës së Skenderajt,( raporton Kryetari i komisionit, z. Ramiz Shala);
  5. Propozim – Vendim nr.02-400/04-033391/18, i datës 13.06.2018, për miratimin e projekt rregullores për plotësim – ndryshimin e rregullores komunale për tarifa, ngarkesa dhe gjoba për vitin 2018, ( raporton Drejtori, z. Mehmet Berisha);
  6. Korniza Afatmesme buxhetore 2019-2021 për Komunën e Skenderajt, nr. 02-400/04-0033386, e datës 13.06.2018,( raporton, Drejtori z. Mehmet Berisha);
  7. Informatë nr 02-110/01-0033431/18, e datës 13.06.2018, lidhur me zbatimin e vendimeve të Kuvendit të Komunës,( raporton, Kryetari i Komunës z. Bekim Jashari);
  8. Propozim – Vendim nr. 10-400/04-0032845/18, i datës 11.06.2018, për lejimin e shfrytëzimit të mjeteve financiare në shumë prej 28,780.00€ ( njëzetetetëmijeshtatqindetetdhjeteuro), nga kategoria e subvencioneve të ndara nga DBPZHR, për fermerët, për realizimin e projekteve të planifikuara për vitin 2018,( raporton, Drejtori z. Sokol Sallahu);
  9. Propozim – Vendim nr. 10-400/04-0032887/18, i datës 11.06.2018, për lejimin e shfrytëzimit të mjeteve financiare në shumë prej 15,000.00€ ( pesëmdhjetëmijëeuro) nga kategoria e subvencioneve të ndara nga DBPZHR, për fermerët në formë participimi, për kulturën bujqësore Dredhëz – industriale,( raporton, Drejtori z. Sokol Sallahu);
  10. Informatë nr. 09-052/01-0032297/18,e datës 07.06.2018, lidhur me inspektimet për periudhën janar – maj 2018, ( raporton Drejtori, z. Ibush Hetemi);
  11. Informatë nr. 11-052/01-0032985/18, e datës 11.06.2018, për gjendjen në Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Skenderajt,( raporton, Drejtori z. Ramiz Shala);
  12. Pyetjet e Këshilltarëve nën pikën të ndryshme.