Republika e Kosoves

Skënderaj

Thirret mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal

2018/04/23 - 3:58

Në bazë te nenit 43, të Ligjit për vetëqeverisje lokale, nenit  37 pika 1,3 te Statutit të Komunës se Skenderajt nr.01-110-385, i datës; 03.12.2008, si dhe Rregullores se punës se Kuvendit, përkatësisht nenit 5, si dhe ne pajtim me rregullat e procedurës për mbajtjen e mbledhjeve.

 

F T O H E N I

Qe të merrni pjesë në mbledhjen e Kuvendit Komunal e cila do të mbahet me datën: 30.04.2018, duke filluar nga ora 13:00, në sallën e Kuvendit Komunal.

 

Për ketë mbledhje propozoi ketë:

R E N D  D I T E

 1. Fjala hyrëse;

2. Miratimi i rendit të ditës;

3. Shqyrtimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara;

4. Raporti financiar i realizimit të buxhetit Komunal, janar – Mars 2018, nr. 02-052/02-0022057/18, i datës 12.04.2018, ( raporton Drejtor, Mehmet Berisha);

5.Propozim – Vendim nr.400/04-0021942/18, i datës 12.04.2018, mbi lejimin e mjeteve financiare nga kategoria ekonomike e subvencioneve dhe transfereve, nga zyra e Kryetarit, për Familjen e Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari,( raporton Drejtori, Mehmet Berisha);

6. Propozim – Vendim 02-464/02-0021864, i datës 12.04.2018, për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër 1 vit, personave fizik/ juridik, lokalet pronë Komunale nën tribunat e Stadiumit të Futbollit “ Bajram Aliu” në Skenderaj ( raporton Drejtoresha, Sandra Fazliu);

7. Propozim – Vendim nr. 02-021/01-0022008, i datës 14.04.2018, për formimin e komisionit për emërimin dhe riemërimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve tjera publike brenda territorit administrativ të Komunës së Skenderajt ( raporton, Kryesuesja e Kuvendit Fatbardha Haliti)

8.Informatë për gjendjen sociale në Komunën e Skenderajt, nr. 08-550/01-0022048/18 i datës 12.04.2018,( raporton Drejtori, Osman Veliu);

9.Propozim – Vendim nr. 06-350/01-0022615/18, i datës 16.04.2018, për inicimin e hartimit të planit rregullues të hollësishëm për hapësirën e planifikuar për parkun e biznesit,( raporton Drejtoresha znj. Sanije Ahmeti);

10.Pyetjet e Këshilltareve nën pikën të ndryshme;

11. Plani i punës për vitin 2018, i komitetit konsultativë për Arsim, Kulturë, Fe, Rini e Sport,( raporton kryesuesi i komitetit, Ragip Çollaku )