Republika e Kosoves

Skënderaj

U mbajt dëgjimi me publikun për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2020-2022

2019/06/25 - 3:11

Në sallën e Kuvendit Komunal sot është mbajtur dëgjimi me publikun për Kornizën Afatmesme Buxhetore (2020-2022), me pjesëmarrje të qytetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe OSBE-së.

Drejtori për Buxhet dhe Financa, z.Mehmet Berisha, duke folur para të pranishmëve, ka thënë se në këto dëgjime merren drejtpërdrejt kërkesat e qytetarëve, të cilat sipas mundësive përfshihen pastaj në buxhetin komunal për vitet e ardhshme.

Komuna e Skenderajt, për vitet e ardhshme, ka planifikuar rritje të buxhetit për investime kapitale, të cilat do të ndikojnë në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Gjatë dëgjimit të sotëm me publikun, janë paraqitur projektet të cilët janë duke u realizuar si dhe ato që pritet të realizohen në bazë të Kornizës Afatmesme Buxhetore.

Pas informatave të rëndësishme që ka paraqitur drejtori për Buxhet dhe Financa, qytetarët kanë parashtruar kërkesa të natyrave të ndryshme.

Pas këtij dëgjimi, Komuna do të nis në muajin korrik, ciklin e dëgjimeve buxhetore nëpër fshatra dhe bashkësi lokale, për t’i dëgjuar dhe marrë kërkesat e qytetarëve, sa i përket hartimit të buxhetit për vitin e ardhshëm.