Republika e Kosoves

Skënderaj

Urime Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!

2020/04/09 - 4:08

Sot 12 vjet me parë ligjvënësit e shtetit më të ri në Evropë miratuan Kushtetutën si aktin më të lartë juridik të shtetit tonë, të ndërtuar me shumë mund e sakrificë.

I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, Kushtetuten tonë e konsideron si meritë e të gjithë brezave që kanë rënë për lirinë e vendit.

Sipas Kryetarit Jashari, Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj pa dallime.

“Kushtetuta jonë është meritë e brezave të tërë të rënë për Liri e Pavarësi, intelektualëve dhe gjithë shoqërisë sonë.
Ajo është garanci e të drejtave të qytetarëve pa dallim gjinie, feje apo etnie, udhërrëfyesi jonë institucional që duhet respektuar dhe përmbajtur në përpikmëri”, ka shkruar Kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.