Republika e Kosoves

Skënderaj

Vazhdon ndihma nga bamirësit, dhurohen 3000 kg miell pë familjet në nevojë

2020/05/20 - 4:50

Hajzer Haxhiu nga Tërnaci i Skenderajt ka dhuruar 1000 kg miell donacion për familjet në nevojë në komunën tonë, në këtë kohë pandemie.

Po ashtu Ramë Bislimi nga Klina e Poshtme 2000 kg miell për familjet në nevojë.

Kryetari Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në emrin e tij dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt, falënderoj donatoret për përkrahjen dhënë komunës sonë në këtë situatë.

Komuna është angazhuar që çdo ndihmë që vjen në adresen e saj ta dërgoj në çdo shtëpi të rasteve sociale me qëllim të shmangies se mundësisë të infektimit me virusin Covid-19.

Bashkë do ta kalojmë edhe këtë sfidë!

#rrinshpi🏠