Republika e Kosoves

Skënderaj

Vendim i drejt i kryetarit Jashari për pagesën e muajit janar, për Institucionin Parshkollor “Nëna Zahide”

2019/02/08 - 10:53

Kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari, ka njoftuar për vendimin që ka marrë në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, që mos t’u faturohet prindërve pagesa e janarit, për Institucionin Parashkollor “Nëna Zahide”, për shkak të grevës së mësimdhënësve.

“Prindër të nderuar të fëmijëve të Çerdhes “Nëna Zahide”
Po e ndaj me ju një informatë që ka të bëjë me pagesën mujore për muajin janar, për Institucionin Parashkollor “Nëna Zahide”.

Kemi marrë vendim që mos të faturohet pagesa e janarit, për shkak të grevës së mësimdhënësve.

E kemi parasysh faktin se gjatë kohës që zhvillohej greva, disa prindër është dashtë të paguajnë kujdestari private për fëmijët e tyre”, ka thënë kryetari Jashari, njofton Zyra për Informim e Komunës së Skenderajt.