Republika e Kosoves

Skënderaj

Vërshimet shkaktojnë dëme edhe në sektorin e bujqësi

2021/01/14 - 12:29

Vërshimet e fundit që ndodhën në Kosovë, kanë bërë dëme të konsiderueshme edhe në fushën e bujqësisë edhe në komunën tonë.

Gjatë këtyre ditëve Kryetari i komunës, Bekim Jashari,bashkë me nënkryetarin Nuredin Lushtaku si dhe drejtorë komunal, kanë vizituar fermerët në zonat me të prekura nga vërshimet, duke parë nga afër dëmet e shkaktuara në fushat bujqësore.

“Të gjithë fermerëve që janë prekur nga këto vërshime dhe u janë shkaktuar dëme ju bëjmë thirrje që të aplikojnë në komunën e Skenderajt, për të cilat dëme kompensimi do të bëhet nga Qeveria e Kosovës”, është shprehur Jashari.

Aplikimi bëhet përmes kërkesave të cilat duhet të dorëzohen në administratën e komunës, deri me datën 20.01.2021, ku pas aplikimit komisioni i vlerësimit do të shqyrtojë të gjitha kërkesat dhe do të verifikojë dëmet e shkaktuara.

Në përkrahje të fermerëve!