Republika e Kosoves

Skënderaj

Zbulohet busti i dëshmorit Malush Ahmeti

2010/05/15 - 12:00

Skenderaj, 15 maj – Në praninë e një numri të madh të qytetarëve, familjeve të dëshmorëve, përfaqësuesve të pushtetit lokal të Skenderajt, drejtorit gjeneral të PTK-së, Shyqyri Haxha,  ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, të shtunën në fshatin Rezallë të Skenderajt, është shënuar 11 vjetori i rënies heroike të dëshmorit Malush Ahmeti, 64 vjetori i themelimit të shkollës së parë shqipe në këtë fshat, si dhe është bërë zbulimi i bustit të Malusht Ahmetit në oborrin e shkollës fillore që mban emrin e tij. Bajram Rukolli, drejtor i shkollës, duke folur për historikun e shkollës, ka thënë se sikur shkollat e tjera të komunës, edhe ajo e Rezallës ishte djegur dhe shkatërruar gjatë luftës. Ai kujtoi 4 mësimdhënësit dhe 5 nxënësit e Sh.F. “Malush Ahmeti”, të cilët u vranë në luftë.
Ndërkaq, nënkryetari i komunës, Abdyl Ymeri, i cili foli në emër të strukturave komunale të Skenderajt, ka thënë ndër të tjera: “Malush Ahmeti i brumosur shumë herët me ndjenjën e atdhedashurisë do të bëhet pasta shembull për bashkëluftëtarët se si duhet të jetë i kompletuar një luftëtar i lirisë”, ka thënë ai, duke shtuar se të gjithë ata që patën fatin e mirë ta njohin Malushin, tek ai kanë gjetur guximin e jashtëzakonshëm, moralin e fortë prej ushtaraku, besnikërinë, afërsinë dhe sinqeritetin për bashkëluftëtarët dhe të gjitha tiparet e domosdoshme për një njeri të cilit do t’i takojë lavdia e përjetshme. Në emër të shoqatave të dala nga lufta në këtë tubim foli Hysni Ngucati, kryetar i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës. Pas programit artistik, është bërë zbulimi u bustit të Malush Ahmetit, në të cilën ceremoni morën pjesë Sami Lushtaku, Shyqri Haxha, Lulzim Jashari, Zenel Ahmeti, Ilaz Derguti dhe Hysni Ngucati. Për ndërtimin e bustit, i cili ka kushtuar 5 mijë euro, PTK-ja ka dhuruar 3 mijë, kurse firmat vendore pjesën tjetër të mjeteve.
 

Skenderaj, 15 maj – Në praninë e një numri të madh të qytetarëve, familjeve të dëshmorëve, përfaqësuesve të pushtetit lokal të Skenderajt, drejtorit gjeneral të PTK-së, Shyqyri Haxha,  ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, të shtunën në fshatin Rezallë të Skenderajt, është shënuar 11 vjetori i rënies heroike të dëshmorit Malush Ahmeti, 64 vjetori i themelimit të shkollës së parë shqipe në këtë fshat, si dhe është bërë zbulimi i bustit të Malusht Ahmetit në oborrin e shkollës fillore që mban emrin e tij.