Republika e Kosoves

Skënderaj

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

2019/01/04 - 9:50

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari ka prit në Prekaz zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, z.Rainer Wieland, me bashkëpunëtorë, i shoqëruar edhe nga kryetari i Drenasit, z.Ramiz Lladrovci, ku bashkërisht kanë bërë nderime pran varrezave në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai me këtë rast ka dhënë edhe një porosi që të mos harrohet e kaluara e popullit shqiptar.

“Unë kam dëgjuar nga kryetari i komunës tuaj se sa njerëz kanë këtu për vizitë, miliona njerëz. Unë siç e kam përmend edhe herën e kaluar, se duhet t’ju tregohet njerëzve të rinj që mos të harrohet ajo se çfarë ka ndodhur. Gjithashtu duhet t’ju mësoni atyre që mos të vazhdojnë të urrejnë”, porositi Wieland.