Politika e Privatësisë
Ky njoftim i politikave të privatësisë bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale, me të cilën ju informon se Komuna e Skenderajt mbledh të dhënat tuaja personale vetëm për qëllime të caktuara për të kryer veprimtari sipas detyrave dhe kompetencave ligjore si institucion i vetëqeverisjes lokale.
Më poshtë ju ofrojmë disa informacione të përgjithshme në lidhje me përpunimin e të dhënave personale në faqen tonë të internetit.
Kjo faqe e internetit përmban të dhëna të ndryshme të cilat institucioni i ofron për publikun siç janë shpalljet, konkurset, lajmet, vendimet, njoftimet e ndryshme, rezultate e të dhëna të tjera të cilat janë në interes të publikut por dhe që shërbejnë në rritjen e transparencës komunale. Politikat tona të privatësisë do të jenë të aplikuara për faqen tonë të internetit.
Ne mund të përditësojmë herë pas here politikën tonë të privatësisë. Për çdo ndryshim në lidhje me politikat tona të privatësisë, ne do t’ju njoftojmë duke postuar Politikën e Re të Privatësisë në faqen zyrtare të komunës në internet.
Të dhënat tuaja personale dhe ueb-faqja jonë
Në kohën kur zhvillimi i teknologjisë është në përdorim nga një masë e madhe e qytetarëve, ueb faqja e komunës së Skenderajt është mjet shumë i rëndësishëm për të komunikuar me qytetarë. Në ueb faqen tonë, ne shpalosim punën tonë duke publikuar: shpallje, konkurse, lajme, rezultate, udhëzime, vendime, aktivitete rreth punëve të përditshme të komunës së Skenderajt.
Disa nga shërbimet e ofruara në faqen tonë të internetit kërkojnë përpunimin e të dhënave tuaja personale. Përpunimi kryesor bëhet në momentin kur qytetarët vendosin që të drejtën e ankesës të ushtrojnë përmes ueb faqes tonë.
Kategoria e të dhënave që ne i përpunojmë në uebfaqe
Si institucion lokal, ne aktualisht mbledhim dhe përpunojmë të dhëna si: emrin, mbiemrin, dhe vendbanimin në raste të caktuara.
Si i përpunojmë të dhënat tuaja dhe për cilin qëllim
Ne përpunojmë të dhënat personale të mbledhura në faqen tonë të internetit për qëllimet e mëposhtme:
– kur na dërgoni një kërkesë ose ankesë përmes faqes sonë të internetit ose formave të tjera të aplikimit, vetëm për qëllimin e menaxhimit të kësaj kërkesës, ankesës ose aplikacionit në fjalë;
dhe
– nuk i përdorim përsëri të dhënat tuaja për një qëllim tjetër që është i ndryshëm nga ai i deklaruar. Ne asnjëherë nuk do t’i shpërndajmë të dhënat tuaja personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë.
Sipas kushteve të përcaktuara nga ligji, ne mund t’ua zbulojmë të dhënat tuaja palëve të treta të cilat janë të autorizuara me ligj specifik (autoritetet e zbatimit të ligjit) nëse është kjo e nevojshme dhe proporcionale për qëllime legjitime dhe specifike.
Si rregull, ne nuk i mbajmë të dhënat tuaja personale për më gjatë se sa është e nevojshme për qëllimet për të cilat i kemi mbledhur ato dhe vetëm sipas dispozitave në fjalë. Ne mund t’i mbajmë të dhënat tuaja personale për një periudhë më të gjatë për qëllime historike ose statistikore me masa mbrojtëse të përshtatshme.
Të drejtat tuaja
Bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale kur bëhet fjalë për përpunimin e të dhënave tuaja personale nga Komuna e Skenderajt, ju keni të drejta të caktuara të cilat bazohen në këtë ligj.
Kur të dhënat tuaja personale përpunohen nga Komuna e Skenderajt, ju keni të drejtë të dini rreth përpunimit të tyre si:
Ju keni të drejtë të keni qasje në të dhënat tuaja dhe në çdo kohë, të kërkoni t’i korrigjoni dhe përditësoni pa vonesë nëse të dhënat tuaja janë të pasakta ose jo të plotë.
Ju keni të drejtë të fshirjes (‘e drejta për t’u harruar) së të dhënave tuaja dhe mund të kërkoni që përpunimi të ndalohet në rrethana të caktuara.
Ju keni të drejtë të kundërshtoni, në rrethana të caktuara, për arsye që lidhen me situatën tuaj specifike
Ju mund të kërkoni që ndonjë nga ndryshimet e mësipërme t’u komunikohet palëve të tjera, të cilave u janë zbuluar të dhënat tuaja.
Ju gjithashtu keni të drejtë të mos i nënshtroheni vendimeve të automatizuara (të bëra vetëm nga makinat) që prekin ju, siç përcaktohet me ligj.
Ju keni të drejtë të merrni të dhënat tuaja personale në një format të standardizuar në rast se dëshironi t’i transferoni ato në një kontrollues tjetër (transferimi i të dhënave).
Ju keni të drejtë të ankoheni në çdo kohë nëse besoni se të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave janë shkelur.
Si të ushtroni të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave në Komunën e Skenderajt
Nëse Komuna e Skenderajt përpunon të dhënat tuaja personale dhe dëshironi të ushtroni të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave, ju lutemi na dërgoni një kërkesë me shkrim tek zyret tona, me postë elektronike në: Komuna.skenderaj@rks-gov.net ose përmes postimit në një zarf të mbyllur në adresën: “Komuna Skenderaj”, rruga 28 Nëntori, Skenderaj, 41000, Kosovë. Gjithashtu ju mund të kontaktoni edhe Zyrtarin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Komunës së Skenderajt, Besnik Smakaj në: Besnik.smakaj@rks-gov.net.