Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U nënshkrua memorandumi për Projektin : “Programi Kosova e bukur”

2013/05/20 - 12:00

Shefi i Misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) z. Jorge Baca dhe kryetari i komunës së Suharekës, z. Blerim Kuçi kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për realizimin e Projektit “Programi Kosova e bukur” , permes së cilit do të bëher “Rregullimi I oborrit dhe hyrjës së qendrës së mjekësisë familjare në Suharekë. Ky projekt do të realizohet me bashkëfinnacim të Komunës së Suharekës dhe Zyrës së Bashkimit Europian (BE) në Kosovë e cila këtë do ta zbatojë permes Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM).