Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Takime me qytetarë në Zyrën e kryetarit

2013/05/14 - 12:00

Kryetari I komunës së Suharekës Blerim Kuçi si zakonisht të marteve edhe sot ka pritur në zyrën e tij rreth 20 qytetarë të komunës të cilët kanë ardhur për ti paraqitur para kryetarit dhe një pjese të stafit të tij kërkesat, hallet dhe brengat e tyre. Në të gjitha rastet, kryetari Kuçi, iu është përgjigjur për mënyrën e realizimit të nevojave të tyre, ndërsa në rastet ku komuna mund të ofroj zgjidhje, kryetari iu ka premtuar zgjidhje.