Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

QSHQ

Shef i sektorit: Ramadan Kuqi
Email: ramadan.kuqi@rks-gov.net
Tel: 038 200 45 019
Detyrat dhe përgjegjësit

QENDRA PËR SHËRBIM ME QYTETARËT (QSHQ)
Qendra për Shërbim me Qytetarë është sektor organizativ i Drejtoris për Administratë. Përsoneli i qendrës funksionon përmes komunikimit, këshillimit, informimit në mënyr korrekte dhe transparente, me qytetarët që i drejtohen komunës dhe ju përgjigjet kërkesave brenda afateve ligjore.
Të gjitha shërbimet për qytetaret realizohen duke i respektuar gjuhët zyrtare sipas legjislacionit në fuqi.
Ҫdo shërbim publik që ofron komuna protokolohet përms qendrës dhe secila drejtori duhet të jetë e lidhur me këtë qendër.
Shërbimet të cilat ofrohen nga kjo qendër janë: pranimi dhe regjistrimi(protokolimi), skanimi i të gjitha kërkesave, ankesave si dhe i procedimi për shqyrtim në drejtorit komunale dhe njësit organizative brenda drejtorive, ndihmë dhe këshillim profesional, për mënyren e plotësimit të kërkesave. Gjithashtu pranimi dhe protokolimi i të gjitha faturave dhe procedimi për shqyrtim në drejtori përkatse.
QSHQ-ja në bashkpunim me shefin e gjendjen civile(ofiqaris) posedon kërkesat për korigjim, ndrrim të emrit dhe mbiemrit, regjistrimin e lindjeve dhe vdekjeve me vonesë, si dhe kërkesa të natyrave të ndryshme, ku këto kërkesa protokolohen,skanohen dhe regjistrohen
Ҫdo lloj kërkese, parashtrese, ankes, e paraqitura në qendër nga qytetarët, duhet të përmbajë: Emrin dhe Mbiemrin, Vendbanimi dhe adresa e saktë(emir i rrugës), numër të kontaktit, numër të leternjoftimit, përmbajtja e shkresës, bashkangjitjen e dëshmis për çdo lloj shkrese, data e kërkesës, nënshkrimi i palës.
Në kuader të QSHQ-së (logjistikes) hyn edhe shërbimi i vertetimeve si procedur jo kontestimore dhe si pjesë e punëve për nevoja të qytetarëve si:
-fotokopjimi dhe vërtetimi i identitetit nga arkivi (dokumentin original,numrin personal) tarif ngarkesa 3€
-huazim të dokumenteve të lejueshme nga arkivi (dokumentin original,numrin personal) tarif ngarkesa 5€
-vërtetimi i deklaratës mbi raportin e lidhjes familjare( deklarata e bashkesis familjare) tarif ngarkesa 2€
-vërtetimi i deklaratës që personi është i vetëm( numri personal) tarif ngarkesa 2€
-vërtetim i deklaratës mbi vetqendrimin e përkoshum( Numri personal,adresa e vendqendrimit) tarif ngarkesa 2€
-vërtetimi i deklarates mbi nacinalitetin e qytetarit-kombësin (Certifikatn e lindjes) tarif ngarkesa 2€
-vërtetimi i deklaratës mbi jetën e përbashkët deri në vdekjen e bashkëshortit (numri personal,deshmitaret) tarif ngarkesa 1€
-vërtetimi i deklaratave të ngjajshme varësisht nga kushtet aktuale(numrin personal) tarif ngarkesa 2€
Shpërndarja e postës funksionon në kuader të QSHQ-së, me 3 puntor ku bëjnë pranimin e shkresave të ndryshme nga organet e administratës komunale si dhe bëjnë shperndarjen e postës dhe shkresave të ndryshme për nevoja të qytetarëve