Ju njoftojmë se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë , respektivisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) se bashku me projektin LuxDev, ka lancuar skemën e granteve për inovacion që ka për qëllim financimin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme – (NMVM) dhe bizneseve Start-up, projektet e të cilave synojnë të zhvillojnë ide inovative për produkte, shërbime dhe procese të reja, ose të përmirësuara (apo kombinimi i tyre), përfshirë përmirësimin e metodave të prodhimit.
Shuma totale e kësaj thirrje është 1,900,000 EUR nga kategoria buxhetore ekonomike e subvencioneve dhe transfereve.
Skema është hapur me 08.10.2024 dhe mbetet e hapur deri me 28.10.2024.