Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Aktivitete nga nxënësit për vetëdijesim në mbrojtjen e ambientit

2021/06/04 - 11:17

Disa nxënës të dy shkollave fillore të mesme të ulët, përkatsisht ata të ShFMU  “Dituria” nga Samadraxha dhe ShFMU “Dëshmorët e Greikocit” nga Greikoci, kanë zhvilluar sot një aktivitet të rëndësishëm në vetëdijësim për mbrojtjen e ambientit. Ky aktivitet u zhvillua  në Sheshin e Qytetit në Suharekë, ku edhe pjesë e të cilit u bë edhe kryetari i Komunës Bali Muharremaj. Kryetari ka përgëzuar nxënësit për punën e mirë dhe ka shtuar se:

“Jemi shumë të përkushtuar në angazhimin tonë që ta mbrojmë ambientin.”