Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Banorët  e Samadraxhës, vullnetarisht pastrojnë rrugët dhe ambientet e fshatit

2021/01/12 - 1:09

Shiu që ra disa ditë dhe krijoj vërshime në disa fshatra të Komunës së Suharekës, ka dëmtuar rrugët e disa fshatrave. Banorët e fshatit Samadraxhë, sot kanë dalë  vullnetarisht për të pastruar rrugët dhe mjediset në fshatin e tyre. Ata janë ndihmuar edhe nga Kompanitë e këtij fshati. Këtë gjest të mirë të banorëve të këtij fshati e ka përshëndetur kreu i Komunës z.Bali Muharremaj i cili ka vizituar Samadraxhën:

“E kam një falenderim dhe respekt të veçantë për banorët dhe firmat e fshatit Samadraxhë, të cilët me angazhimin e tyre po i pastrojnë rrugët e fshatit pas reshjeve të shiut.

Bashkë dhe me punë realizojmë gjithçka.”