Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Bashkëatdhetari Muhamet Binaku solli donacione për shëndetësi

2013/05/03 - 12:00

Për nevoja të QKMF-së, përkatësisht për Shërbimin e hemodializës i cili pritet të hapet së shpejti në Suharekë, bashkëatdhetari nga Studençani, me punë të përkohshme në Austri, ka sjell donacione mjeksore në vlerë prej diku rreth 30 mijë euro. Këto mjete kanë të bëjnë kryesisht për nevoja të shërbimit të ri për Hemodializë, siç janë rreth 40 shtretër me teledirigjim dhe paisje tjera moderne. Nënkryetari i komunës Refki Bytyçi, me rastin e pranimit të këtij donacioni ka thënë se ky është një kontribut i çmueshëm me materjale shëndetësore, ky është kontigjenti i dytë që na sjell nga Linci i Austrisë duke e shfrytëzuar autoritetin e tij atje. Këto paisje dhe ky materjal shpenzues do të shfrytëzohet për nevojat e qytetarëve tanë.